A do të shkojë Arilena Ara në Eurovision 2021? Zbulohet vendimi i Shqipërisë

Pandemia prishi planet e festivalit “Eurovision 2020” dhe jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së, Arilena Ara, të përfaqësonte vendin tonë.

Për shkak të emergjencës Covid-19 festivali ndërkombëtar nuk u mbajt dhe u shty për vitin tjetër, ndërsa ishte ende e paqartë çdo të ndodhte me përfaqësuesit e këtij viti.

Së fundmi, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka konfirmuar pjesëmarrjen në garën e ardhshme të Eurovision Song Contest 2021, i cili do të mbahet në Hollandë.

Disa shtete kanë menduar që në Eurovizion të dërgojnë të njejtët artistë të këtij viti me të njejtin projekt ose me një të ri.

Ndërkohë shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një të ri, shkruan iconstyle.

Këtë gjë do të bëjë edhe Shqipëria. Pra, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit.


Shtuar 17.09.2020 19:40