A do të rinisë nesër transporti publik në Tiranë? Ky është vendimi që u mor sot

Ndërkohë që sipas qeverisë transporti publik duhet të nisë punë, Tirana ende vuan për lëvizjen e qytetarëve.

Kjo pasi shoqata e transportin nuk pranon të kthehet në punë nëse nuk do të plotësohen kërkesat.

Por a do të nisë nesër transporti publik në Tiranë?

Transporti publik në Tiranë nuk do të nisë punën as nesër nëse nuk plotësohen kushtet!

Pas mbledhjes që Unioni i Transportit ka zhvilluar sot, administratorët e autobusëve këmbëngulin që të rimbursohen për të gjithë ata qytetarë që përfitojnë transport falas dhe për të gjitha vendet që do të rrinë bosh pasi sipas protokollit, lejohet qarkullimi vetëm me 70% të kapacitetit.

Kërkesave të tyre iu shtohet gjithashtu edhe heqja e akcizës për naftën dhe për TVSH-në gjatë të gjithë vitit 2020:

“Nuk nisim punën pa u plotësuar 4 kërkesat tona. Kërkojmë heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për 2020. 90 % e shoqatave që ne përfaqësojmë, nuk do të punojnë.

Protokolli i sigurisë i pazbatueshëm, duhet të ndryshojë. Rimbursim për vendet që do jenë bosh për shkak të protokollit. Rimbursim në burim për ata që përfitojnë transportin falas”, mësohet të kenë thënë administratorët e autobusëve. /albeu.com/


Shtuar 25.06.2020 16:41