A do të ketë më protesta për të rrëzuar Ramën? Përgjigjet Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi shumë protesta gjatë vitit 2019 me qëllim largimin e Edi Ramës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha është pyetur nëse do të vijojnë protestat e opozitës.

“Protestat kanë qenë, janë dhe do të jenë. Sa të ketë qytetarë evropianë, sa të ketë opozitë që beson e lufton për liri e demokraci, do të ketë protesta”, tha Basha.


Shtuar 11.01.2020 16:42