A do të kemi dasma këtë vit? Rama jep përgjigjen epike

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur interesit të qytetarëve në lidhje me dasmat, nëse do të bëhen apo jo këtë verë.

Përmes një komunikimi live në Facebook, Rama tha se nuk do të lejohet asnjë aktivitet me dyer të mbyllura, me më shumë sesa vetëm njerëzit e familjes.

Sipas tij, grumbullimet e mëdha do të bënin që çifti muajin e mjaltit ta kalonte në respirator pasi do të rrezikonte infektimin.

“Çfarë të bëjmë me dasmat? Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat.

Për çfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive? Për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri-tjetrit?”, -tha ai.


Shtuar 15.05.2020 17:38