Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka sqaruar pse mësuesit nuk mund të marrim bonus shtesë në pagë:
E kam adresuar këtë pyetje me parë, por po e përsëris edhe një herë,infermierët dhe mjekët janë në linjën e parë në front. Ata janë të rrezikuar, shëndeti i tyre është i rrezikuar sepse po punojnë në vatrat e infeksioneve. Ne të tjerët kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohës, por kemi qenë të sigurt nëpër shtëpitë tona. Pra, nuk është rreziku i njëjtë që të konsiderojmë edhe intensitetin e punës ta kemi patur të njëjtë.
Duhet të marrim parasysh se kemi një numër të madh të qytetarëve që kanë humbur vendet e punës në sektorin privat, po shpresoj vetëm përkohësisht, por ata kanë marrë një pagë lufte.
Ndaj të tregohemi solidarë, mësuesit nuk i kanë humbur pagat e tyre, janë paguar me pagë të plotë, dhe për fat të keq nuk mund të paramendojmë një bonus për mësuesit”.-u shpreh Shahini.