63 vjeçari shkon i plagosur në spital, policia arreston të birin

Policia e Fierit ka arrestuar një 37 vjeçar pasi ka dhunuar fizikisht të atin, i cili është dërguar në spital.

Sipas bluve, në banesën e tij O. T. 37 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

Mësohet se sherri nisi për motive banale në orën 01:00 të mëngjesit.

Djali është mërzitur pse babai ishte zgjuar në atë orë dhe e ka goditur me gurë.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjet dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Shtuar 27.08.2020 08:23