Ditën e sotme Policia Greke ka sekuestruar plot 1.2 ton kokainë në Greqi, lëndë narkotike e cila vinte nga Karaibet.
Kreu i grupit të rrezikshëm që ka trafikuar këtë sasi rekord të lëndës narkotike, kokainë është shqiptari Aleksandër Pema, i njohur për drejtësinë greke.
Të lidhura
None found
Aleksandër Pema njihet si një person me precedente penal në Greqi ku është dënuar edhe më përpara për vepra të ndryshme.
Pema si duket është shumë i njohur për shqiptarët e Greqisë pasi atij i janë kushtuar edhe këngë, sic mund t’a dëgjoni në videon e bashkëngjitur lajmit.
“O i vdekur o plumbin në ballë. Nuk i trembet syri, por vetëm i loton për shokët që kanë vdekur,”- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës në fjalë.
Sandër Pema është arrestuar dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, bashkë me cilin trafikonin kokainë nga Shqipëria e Greqi drejt Turqisë.
Ai njihet edhe si miku i Marian Kolajt, të cilin efektivët grekë ia vranë para syve, teksa arratisej nga burgu. /albeu.com/
