5 respiratorë të rinj në “Shefqet Ndroqi”, Rama tregon sa të tjerë do të vijnë

5 respiratorë të rinj erdhën ditën e djeshme në Shqipëri, në spitalin Shefqet Ndroqi.

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka treguar se në Shqipëri pritet të vijnë edhe 49 respiratorë të rinj.

Rama thekson se 5 respiratorët janë pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj që do të ndihmojnë në përballjen me COVID-19.

“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “shefqet ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me covid-19

#forca ekipit”, shkruan Rama.

Aktualisht numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 277, ndërsa ai i viktimave 16.


Shtuar 3.04.2020 07:51