475 të infektuar, cilat vatra janë më delikatet në vend

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 8 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 475.

Nga këto, 6 raste janë në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Shkodra, Fieri dhe Durrësi. Madje, Shkodra ditët e fundit është kthyer në një vatër të rrezikshme të koronavirusit në vend duke shënuar raste të shumta në çdo përditësim nga autoritetet.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 1 rast


Shtuar 14.04.2020 09:09