Një 45 vjeçar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në Tiranë, teksa punonte pranë një firme për prodhimin e tubacioneve të kanalizimeve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
