Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë, Bashkim Haxhiajn. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Haxhiajn.
Ky i fundit është njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Atentati ndodhi më 20 qershor 2019. Haxhiaj ishte në makinë me Dervishajn dhe Meçen në momentin e atentatit. Nga atentati mbeti i plagosur kunati i Lul Berishës si dhe mori tre plumba Meçaj.
Makina në të cilën ndodheshin tre shokët është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy atentatorë, shkak dyshohet e kaluara e këtyre personave. Pasi është larguar makine e autorëve, Haxhiaj ka dale dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri.