4 vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh, familjarët: Mund t’a kenë rrëmbyer

Familjarët e 4-vjeçarit të zhdukur në zonën e shkozës, pretendojnë se Klodian Ashini.

është rrëmbyer nga persona që duan të përfitojnë vlera monetare. Gjyshi i të miturit shprehet se rrëmbimi mund të jetë kryer nga ndonjë prej banorëve të banesave sociale. 4-vjeçari është zhdukur 10 ditë më parë, ndërsa ende nuk ka gjurmë të tij.

Familjarët e 4-vjeçarit Klodian Ashini, fëmijës që humbi gjurmët pranë banesave sociale në zonën e Shkozës, pretendojnë se i mituri është rrëmbyer.

“Mund ta kenë marrë për pare apo diçka se hasmëri e borxh nuk kam. Ai që e ka ta sjellë aty dhe çfarë të dojë ai unë mund t’i përgjigjem”.

Gjyshi i 4-vjeçarit shprehet se janë të shqetësuar për fatin e tij, pasi nuk ai nuk mund të komunikojë me njeri, ndërsa dyshimet i hedhin dhe tek anëtarët e komunitetit tek banesat sociale.

“Tek apartamentet që jemi ne duhet të bëhet një kontroll nga policia. Ajo në kërkim është por si përfundim nuk bie në kohën e duhur”.

Pas informacioneve se i mituri ndodhet tek Ura e Dajlanit, familjarët i kanë shtrirë kërkimet e tyre edhe në Durrës.

Krahas kërkimeve të familjarëve, policia vijon punën për gjetjen e 4-vjeçarit.

“Kemi kërkuar në Tiranë nga fillimi në fund. Na erdhi një telefonatë që këtë djalin e kemi parë në Durrës”.

Kërkime janë kryer në zonën përreth banesave sociale, ndërsa është bërë dhe këqyrja e kamerave të sigurisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se nuk kanë konstatuar lëvizje fëmijës, apo të personave që dyshohet se mund ta kenë rrëmbyer./oranews


Shtuar 27.02.2020 16:11