Situata e infeksionit nga vala e dytë e koronavirusit COVID-19 që goditi vendin në territoret e Bashkisë Lezhë dhe Mirditë është nën kontroll.
Nga vala e dytë e rikthimit të infeksionit COVID-9 në Lezhë kanë rezultuar zyrtarisht pozitiv me koronavirus COVID-19 dhjetë qytetarë përfshi një fëmijë 7 vjeçarë.
Këta të infektuar i përkasin katër vatrave të pa varura nga njëra tjetra, një nënë me fëmijën e saj që janë infektuar në një eveniment familiarë në Pukë.
Vatra e dytë është një familje me 5 antarë ku të gjithë kanë rezultuar pozitiv. Gruaja e familjes pesëantarèshe është e punësuar në Bashkinè Lezhë, ndaj kolegët që kanë patur kontakte pune me të i janë nënshtruar analizës me tampon por fatmirësisht kanë rezultuar negativ.
Vatra e tretë i pëket një polici të burgut të Shënkollit i cili mendohet se është infektuar nga djali i tij i rikthyer nga Italia, nga kjo familje pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e policit, shkruan faxweb.
Vatra e katërt është identifikuar të martën që i përket një qytetari por ende nuk dihet nga dhe si është infektuar. Gjithsej në teritorin e Bashkisë Lezhë janë prekur nga koronavirusi COVID-19, 24 persona, fatmirèsisht pa pasoja fatale për jetën.
