4 të vrarë vetëm pasditen e sotme, Rama: Ky do jetë vit shembullor në betejën ndaj krimit

Vetëm pasditën e sotme janë raportuar 2 vrasje, me 4 viktima dhe dy vetëvrasje në Elbasan.

Rama e ka quajtur ditë jo të mirë për rendin dhe sigurinë, për shkak të dy vrasjeve të dyfishta sot brenda pak orësh në Durrës dhe Lezhë.

Gjatë një interviste në “Top Story” Rama tha se nuk shqetësohet për ecurinë e Policisë pasi është i bindur se ky do jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit ndaj krimit.

“Nuk ka qenë ditë e mirë. Por një ditë e pazakontë për ecurinë e Policisë.

Nuk kam asnjë shqetësim dhe ky do të jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit me krimin, dhe me operacionin OFL,”- tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 27.04.2020 20:54