Në dokumentarin “Trafiku i Arabëve” djemtë e infiltruar nga Top Story, gjatë bisedës me trafikantin e pyesin për garancinë e parave, sepse ata nuk kanë besim.
Abu Ahmeti u thotë që të nxjerrin telefonin dhe të bëjnë një video dhe tua çojnë familjeve të tyre si garanci për të nisur paratë.
None found
Trafikanti: Përshëndetje! Emri im është Sulltan Ahmeti…. Te gjithë me njohin me emrin Abu Sulltan. Unë do të marr nga z.Amer 7000 euro për dy të rinj, që janë shokët dhe patriotët e tij.
Me këtë shumë unë zotohem se do të dërgoj nga Shqipëria në një qytet të Italisë që quhet Bari. Amer do ti marre këto para nga të dy djemt dhe do të mi dorëzojë mua.
Trafikanti 2: Unë do të marrë nga Ahmeti dhe Salemi shumën prej 7000 euro, kundrejt dërgimit të tyre nga Shqipëria në Itali.
Kjo video është xhiruar me telefonin dhe supozohej të ishte garancia e parave për ata që nisen drejtë Italisë.
Emigranti: Këta nuk është se duhet të jenë shtetas të varfër. Sepse ata duhet të paguajnë goxha. Nuk kemi të bëjmë më rastin e Sirianëve që ikin nga lufta. Këtu është e mirëfilltë e organizuar”.
Në fund ngelet për tu diskutuar një detaj tjetër. Në çfarë mënyre do ti sjellin paratë familjet e këtyre djemve nga Egjipti në Shqipëri. Sepse shuma kaq të mëdha duhet të deklarohen. Në këtë moment ndërhyn një shtetas arab nga Siria. Ai thotë se ka një restorant në Tiranë dhe përmes llogarisë së restorantit si pagesë faturash ose qiraje, ai transferon paratë që paguajnë emigrantët.
Emigranti: Unë kam një restorant. Dhe kur vijnë para nga jashtë me transfertë unë i deklaroj si para për të paguar faturat e dritave, ujit dhe qira.
Agjencia e transferimit të parave justifikohem me faturat e biznesit tim. Ata më kërkojnë dokumentet dhe unë u jap lejen e qëndrimit sepse e kam të rregullt. /Top Channel
Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një…
Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në…
Bisedimet mes RB Leipzigut dhe Brightonit për transferimin e Brajan Grudës vazhdojnë, por dy klubet ende nuk kanë arritur një…
Liverpooli ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi për largimin e Virgil van Dijk gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas gazetarit të…
Një grup shoqatash dhe organizatash shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dërguar një letër të hapur Qeverisë…
Fundjava e parë e korrikut ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, ku mijëra…