Transferimi i Brajan Grudës mbetet ende i hapur, pasi bisedimet mes RB Leipzigut dhe Brightonit po vazhdojnë pa prodhuar deri tani një marrëveshje për mënyrën se si do të realizohej operacioni.
None found
Sky Sport Germany raporton se klubi gjerman është i prirur për një formulë huazimi me detyrim blerjeje në përfundim të sezonit, ndërsa Brightoni kërkon që lojtari të shitet menjëherë dhe në mënyrë përfundimtare.
Edhe vetë Gruda e sheh me interes një rikthim te Leipzigu, por kjo lëvizje nuk mund të mbyllet pa dakordësinë mes të dyja palëve për strukturën financiare të transferimit.
Për shkak të ngërçit në negociata, drejtuesit e Leipzigut kanë filluar të hedhin sytë edhe drejt opsioneve të tjera në tregun e transferimeve.
Megjithatë, raportimet që vijnë nga Gjermania bëjnë të ditur se Nadiem Amiri, mesfushori i Bayer Leverkusenit, nuk është aktualisht një emër prioritar në planet e klubit.
Gjatë periudhës së huazimit te Leipzigu në sezonin e kaluar, Gruda la mbresa shumë të mira dhe ishte ndër futbollistët që dha kontribut të rëndësishëm në paraqitjet e skuadrës.
Këto paraqitje kanë forcuar dëshirën e klubit gjerman për ta rikthyer përfundimisht në Bundesliga, por mbetet ende e paqartë nëse Leipzigu dhe Brightoni do të gjejnë kompromisin e nevojshëm për ta mbyllur marrëveshjen.
Como ka regjistruar një fitore tepër të madhe në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës…
Arsenali ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Slavia e Pragës.Pavarësisht që favorit i padiskutuehsëm, skuadra angleze fitoi…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…
Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…
Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…