Categories: maqedoni

Ali Ahmeti shpreh alarm për protestat në Shqipëri: Sipas tij, protestuesit kanë rënë në kurthin e armiqve

Në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Butel të Shkupit, kreu i partisë Ali Ahmeti komentoi zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke thënë se i ndjek me shqetësim pasojat që, sipas tij, mund të sjellin protestat dhe fushatat e drejtuara kundër vendit.

Ai theksoi se Shqipëria ka peshë të veçantë për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët, duke rikujtuar ndihmën që ka dhënë në periudhat më të vështira.

Të lidhura

None found

“Ka ca ngjarje, zhvillime edhe në Shqipëri. Ai është vend ku ne na kanë ndihmuar. Shqipëria ka strehuar Kosovën. Shqipëria është pjesë e pandarë e lirisë së Kosovës. Pa ndihmën, pa mjetet e Shqipërisë, Kosova nuk do ishte Kosova që është sot”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, ajo që po ndodh aktualisht po ndiqet me dhimbje, pasi Shqipëria, në vlerësimin e tij, po përballet me dy goditje të rënda.

“Prandaj, me dhimbje po i përcjellim gjërat. Ne e shohim që këtu Shqipëria, nga këto protesta që nuk dihet ku e kanë kokën, merr dy goditje. Goditje të forta”, u shpreh kreu i BDI-së.

Duke u ndalur te aspekti ekonomik, Ahmeti tha se turizmi përbën industrinë kryesore të Shqipërisë dhe se pikërisht ky sektor po goditet.

“Industria kryesore e Shqipërisë është turizmi. Goditet tek turizmi. Nga doli fushata e parë? Nga Greqia, sepse turizmi po i rrezikohet nga Shqipëria, po i rrezikohet Greqisë. Që një shtet fqinj s’bën me menduar kështu për fqinjin e vet, po ja që ka ndodhur, që deklarata e parë dhe reagimet e para erdhën nga Greqia”, tha Ahmeti.

Ai pretendoi gjithashtu se nisma kundër Shqipërisë po mbështeten edhe nga qarqe në Serbi.

“Kush u bë zëdhënësi i parë i kësaj fushate në Beograd? I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën fushatën për protestat në Shqipëri”, deklaroi ai.

Ahmeti sqaroi se deklarimet e tij nuk janë në mbështetje të individëve të caktuar në politikë, por, sipas tij, lidhen me interesin për Shqipërinë.

“Dikush mund të ngrihet dhe të thotë: Ali Ahmeti po mbron Edi Ramën. Jo, Ali Ahmeti mbron Shqipërinë dhe i dhimbet Shqipëria”, theksoi ai.

Sipas kreut të BDI-së, përveç turizmit, në shënjestër janë vënë edhe investimet e huaja dhe ato vendore, ndërsa klima e pasigurisë mund të dëmtojë rëndë ekonominë.

“Po goditet dega kryesore e industrisë, turizmi; dega kryesore, investimet e huaja dhe vendore. Mos kujtoni që nuk ka pasoja për investitorët vendorë, e mos flasim më për të huaj. Se asnjë investitor vendor nuk rrezikon kapitalin e vet aty ku ka pasiguri”, tha Ahmeti.

Në përfundim, ai akuzoi se përpjekjet për të nxitur pasiguri në Shqipëri u shërbejnë kundërshtarëve të shqiptarëve, ndërsa protestuesit, sipas tij, janë bërë pjesë e kësaj skeme pa e kuptuar.

“Dhe kush tenton pasigurinë ta krijojë në Shqipëri? Armiqtë e kombit shqiptar. Unë nuk them që këta kanë dalë në shesh aty, janë armiq, po kanë rënë në grackën e armiqve, pa analizuar dhe pa e studiuar mirë pasojat që i shkaktojnë kombit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”, përfundoi Ahmeti./INA/

të fundit

Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha pyetet në SPAK: Për tre vite nuk më kishin marrë në pyetje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që…

2 minutes ago

41-year-old Albanian shot dead near European Parliament in Brussels

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me…

3 minutes ago

Korça is aging and emptying out as emigration deepens the demographic crisis, with 756 fewer residents in just nine months

Qarku i Korçës po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe largimi…

3 minutes ago

Video circulating online: French guard collapses in front of Macron during reception for Slovak counterpart, president’s unusual reaction

Një roje e gardës franceze u rrëzua me një shpatë në dorë ditën e djeshme para presidentit Emmanuel Macron, teksa…

3 minutes ago

Witkoff and Kushner arrive in Moscow for talks with Putin on the war in Ukraine

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për t'u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin,…

4 minutes ago

VV’s Rrustemi on the law concerning the Specialist Chambers: Parliament has two weeks; we should avoid rushing

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka kërkuar kujdes në procedimin e ligjit për Specialen, duke theksuar se nuk duhet…

4 minutes ago