Komuna e Çairit ka dalë me reagim pas deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke kundërshtuar pretendimet se nuk ekziston një komision për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit.
None found
Sipas sqarimit të Komunës, Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e lartësisë së dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera është krijuar që në muajin maj me vendim të Këshillit të Komunës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Në reagim theksohet se institucionet nuk presin që të ndodhin fatkeqësi për të vepruar, por ngritin paraprakisht mekanizma institucionalë për të garantuar gatishmëri dhe reagim të shpejtë.
Komuna bën të ditur se menjëherë pas reshjeve intensive, në terren kanë dalë ekipet komunale, Shtabi i Krizave, ndërmarrjet publike dhe institucionet kompetente, të cilat kanë ndërhyrë në çdo lokacion ku ka pasur nevojë.
Në të njëjtën kohë, sipas reagimit, ka filluar edhe evidentimi i dëmeve, ndërsa komisioni do të vazhdojë procedurat për vlerësimin dhe përpunimin e tyre në përputhje me metodologjinë dhe afatet e përcaktuara me ligj.
Komuna vlerëson se kërkesa e opozitës për krijimin e komisionit nuk qëndron, për shkak se ai tashmë është i formuar dhe i miratuar nga vetë Këshilli Komunal, në të cilin kanë marrë pjesë edhe këshilltarët e opozitës.
Në përmbyllje, Komuna e Çairit nënvizon se mbetet e angazhuar që çdo rast i paraqitur nga qytetarët të trajtohet me seriozitet, profesionalizëm dhe transparencë, ndërsa kompensimi i dëmeve do të bëhet sipas procedurave ligjore dhe kompetencave institucionale.
Po ashtu, ajo u bën thirrje subjekteve politike që në situata që prekin qytetarët të ndihmojnë me informim të saktë dhe konstruktiv, duke shmangur krijimin e perceptimeve të pasakta.
Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të…
Qytetarët shqiptarë po protestojnë prej më shumë se një muaji, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Profesori Enver Bytyçi,…
Diaspora ka mbërritur në Tiranë. Shqiptarë ka shtete të ndryshme të vendit, janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm…
Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm për të ndjekur Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, u…
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të…
Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në Jarinjë. Bëhet e ditur se ato u…