Categories: Uncategorized

349 të vdekur, por e djeshmja mund të jetë një ditë e madhe për Italinë

Italia, shteti më i prekur nga koronavirusi në Evropë, regjistroi të hënën 3,233 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të prekurve nga Covid-19 në vend shkon në 27,980 persona duke e bërë Italinë vendin e dytë në botë më të prekur nga pandemia.

Në vend të parë qëndron Kina me 80,880 raste të konfirmuara.

Të lidhura

None found

Nga shifrat e njoftuara mbrëmjen e së hënës nga komisioneri për emergjencat, Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp tregojnë se vetëm brenda 24 orëve në Itali kanë ndërruar jetë, jo pak, por 349 persona.

Por, edhe pse numrat vazhdojnë të mbeten të lartë, e vetmja gjë pozitive që u vu re sot është se të dielën numri i viktimave ishte më i madh dhe ka gjasa që virusi të ketë arritur kulmin dhe tani kurba të ketë filluar rënien. Të dielën humbën jetën si pasojë e Covid-19, 368 persona. Pra, 19 persona më shumë se ditën e sotme.

Gjithashtu, duket se kemi një ulje edhe në numrin e personave të infektuar brenda një dite. Numri i personave të infektuar vetëm të dielën ishte 3,590 ndërsa gjatë ditës së sotme u regjistruan 3,233 raste të reja me koronavirus. Pra, të hënën u sëmurën 357 persona më pak se të dielën.

Sipas shembullit të Kinës, nëse shifrat vijojnë edhe sot të ulen, atëhere e djeshmja mund të cilësohet si një ditë shprese për Italinë edhe pse vdiqën 349 persona.

Ndoshta kjo mund të jetë një shenjë që kurba e epidemisë në Itali e ka arritur pikun dhe po vjen drejt uljes. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim nëse trendi do të vazhdojë të jetë zbritës. /abcnews.al/

të fundit

Photo+Video/ Greek Phantom crashes at Tanagra, $2.4 million aircraft goes up in flames

Avioni që u rrëzua sot, në bazën ajrore të Tanagrës gjatë Athens Flying Week 2026, ishte një McDonnell Douglas F-4E…

7 minutes ago

Tragic incident in Malësi e Madhe: 40-year-old falls into ravine and dies

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lëpushë të Kelmendit, Malësi e Madhe, ku një 40-vjeçar ka…

7 minutes ago

Witkoff and Kushner arrive in Moscow as Putin announces three-day ceasefire with Kyiv

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një pezullim tre-ditor të sulmeve ndaj Kievit, duke nisur nga mesnata, në një lëvizje…

8 minutes ago

Berisha nderon përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Një bijë e madhe e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, si një nga figurat më të…

8 minutes ago

VIDEO+PHOTOS/ Major accident at the “Athens Flying Week” air show in Greece, F-4 Phantom fighter jet crashes! Two pilots missing

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore “Athens Flying Week”, që po zhvillohet në Tanagra të Greqisë, ku…

8 minutes ago

Llapi kërkon pikët e para ndaj Dukagjinit, publikohen formacionet zyrtare

Llapi dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Albi Mall Superligën…

20 minutes ago