Situacioni i minutës së fundit në të gjithë botën sipas shifrave që publikon Organizata Botërore e Shëndetësisë është me rritje galopante të numrit të të prekurve dhe jetëve të humbura.
Vetëm sot numërohen 12126 raste të reja dhe 626 të vdekur.
None found
Ka arritur në 181686 numri i të infektuarve dhe 7131 i të vdekurve. Në gjendje kritike janë 6162 njerëz.
Raportohet se janë shëruar gjithsej 78339 vetë.
Nën mbikëqyrje mjekësore pa rrezik jete janë 90054 vetë.
Gjatë ditës së sotme Kina shënoi 36 raste të reja dhe 14 të vdekur. Vërehet rritje të prekurish në Kinë ku ditët e fundit kishte më pak se 20 raste ditore.
Në SHBA sot u regjistruan 691 të prekur dhe 7 të vdekur. Në Kanada 65 raste dhe 5 të vdekur.
Në Korenë e Jugut 74 raste të reja, jo viktima. Në Iran, 1053 të prekur dhe 129 të vdekur.
Në Itali 3233 të prekur sot dhe 349 të vdekur. Në Gjermani 1428 të prekur dhe 2 të vdekur. Në Francë 1210 të prekur e 21 të vdekur. Në Spanjë 1694 të prekur dhe 48 të vdekur. Siç shihet vendet fqinje me Italinë po ndjekin fatkeqësisht trendin e saj, shkruan Noa.al.
Ndër fqinjët tanë në Kosovë numërohen 15 raste, pa viktima. Mali i Zi nuk regjistron asnjë të prekur. Në Greqi ka shkuar në 351 numri i të prekurve pas 21 rasteve të reja sot. Mbeten 4 të vdekur.
Në Maqedoni mbeten 19 të prekurit pa raste të reja.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…