30 mjekët e infermierët shqiptarë mbërrijnë në Itali, priten nga ministri italian

30 mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë mbërritur në Itali. Stafi mjekësor nga Shqipëria u pritën nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.

“Dua të falenderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, qeverinë e tij dhe popullin shqiptar për këtë solidaritet “, tha Di Maio sapo u përshëndet me ekipin mjekësor.

30 mjekë dhe infermierë do të japin kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.


Shtuar 28.03.2020 18:19