Gjatë mbrëmjes së sotme ka patur disa ngjarje të reja në lidhje me situatën që po shkakton koronavirusi në Shqipëri.
Katër persona u konfirmuan të infektuar në Vlorë, duke hapur kështu një vatër të re pas Korçës që u konfirmua paraditen e sotme.
Gjithashtu një 71 vjeçar që shërohej tek Infektivi, humbi jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa u mësua se ai vuante edhe nga kanceri.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
-Tiranë 63 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
-Durrës 6 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
-Lushnje 2 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
-Elbasan 2 raste
-Fier 8 raste
-Rrogozhinë 2 raste
-Kavajë 2 raste
-Korçë 3 raste
-Vlorë 4 raste /albeu.com/