ZYRTARE/ 4 muaj pritje, finalizohet më në fund marrëveshja VV-LDK

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Detajet e marrëveshjes së nënshkruar i kanë bërë publike, krerët e dy subjekteve politike.

“Nesër do të shkojmë në Kuvend, për dallim nga hera e kaluar, tashmë me marrëveshje për të votuar qeverinë e re. Jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në VV kanë nisur përgatitjet për referendum, sepse kështu e kërkojnë statutet e dy subjekteve tona”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryetari i i LDK-së, Isa Mustafa tha se me Vetëvendosjen kanë ardhur në një zgjidhje të përbashkët, që do të jetë në interes të vendit.


Shtuar 2.02.2020 08:57