3 makina bëhen copë në autostradë, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë-Shkodër.

Sipas burimeve 3 makina janë përfshirë në aksident duke lënduar 4 persona të dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e dinamikës së aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 23.07.2020 17:31