3 ditë të bllokuar në Kakavijë! Cakaj kujtohet për shqiptarët e telefonon palën greke

Qytetarët shqiptarë ndodhen prej 3 ditësh në Kakavijë, dhe presin për të kaluar në tokën greke.

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë me homologun grek, lidhur me situatën shqetësuese në Kakavijë. Ministri bën me dije se pala greke do të kryejë testime masive.

Cakaj shprehet se u diskutua për bashkëpunim mes palëve, për të lehtësuar kalimin në këtë pikë kufitare.

“Diskutuam për nevojën për të thelluar bashkëpunimin, për të lehtësuar kalimin kufitar në Kakavijë.

Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne vazhdimisht jemi duke ndjekur situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufirin Shqipëri-Greqi”, shkruan Cakaj.


Shtuar 14.08.2020 17:03