3 ditë në kufi! Xhacka shkon me helikopter në Kakavijë dhe ka një kërkesë për palën greke

Sot në ditën e 3-të ku qytetarët shqiptarë janë të bllokuar në Kakavijë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka mbërriti me urgjencë në pikën kufitare.

Xhacka zgjodhi që të merrte helikopterin për të mbërritur sa më shpejt në kufi, ndërsa ishte e shoqëruar nga drejtori i AKMC, Haki Cako.

Ajo tha se është e domosdoshme që qytetarët të ndihmohen dhe të mos rrezikohen në këtë kohë epidemie.

Nga pala greke kërkoi që orari i punës të zgjatet përtej orës 22:00.

“Gjendemi këtu në Kakavijë dhe po marrim masa që kjo radhë të shkurtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’ju vijmë në ndihmë qytetarëve.

Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie. Orari i punës të zgjatet përtej orës 22.00”, tha Xhaçka. /albeu.com/


Shtuar 14.08.2020 17:40