Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, i përbërë nga kreu i SPAK, Arben Kraja dhe dy prokurorët Ened Nakuci dhe Behaf Dibra prej dy ditësh kanë zhvilluar intervistat me tetë kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:
1.Aida Veizaj
2.Artur Beu
3.Ervin Hodaj
4.Idajet Faskaj./albeu.com/