E gjithë familja e viktimës më të re në moshë nga covid 19, 21 vjeçares kanë rezultuar negativ pas realizimit të tamponeve 13 ditë pas shtrimit të vajzës më të re të familjes.
E motra e saj në 20 korrik në një intervistë për Top Channel tregoi gjithë ecurinë e ngjarjes se si e motra u shtrua në spital e deri në momentin kur u njoftuan për ndarjen e saj nga jeta.
Të lidhura
None found
Por mbi të gjitha kërkonte një përgjigje se pse asaj të ëmës, të atit dhe të fejuarit të së motrës iu bë tamponi 13 ditë më vonë.
3 ditë pas kryerjes së tamponeve Top Channel ka mësuar se të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk janë të prekur nga Covid-19.
