Categories: Uncategorized

17-vjeçari i humbur gjendet në Durrës: Shkova të punoja që t’i ktheja nënës paratë që i mora

Që nga data 13 qershor 17-vjeçari Lorenc Hysenaj kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Familja Hysenaj jeton në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet nga edhe ku kishte humbur gjurmët i riu.

Të lidhura

None found

Rasti u bë publik në emisionin “Pa Gjurmë” dhe pas disa ditë kërkimesh 17-vjeçari u gjet në Durrës.

17-vjeçari deklaroi se donte që të punonte në mënyrë që t’i kthente paratë nënës së tij, para që ia kishte marrë fshehurazi në portofol.

Lorenci tha:

“Doja të gjeja një punë që lekët 100 mijë lekë, që i mora familjes herën e parë t’ja ktheja familjes. Unë e bëra më të madh gabimin. Në familje s’kam asnjë konflikt, por më pëlqente të dilja vonë. Kur isha në Durrës pashë një burrë që goditi djalin e vogël, aty mu kujtua vëllai.

Çfarë kisha vete lekë ia bleva akullore djalit te vogël. Atë natë mund të ishim vrarë. Dy vajzat i mora atë ditë me lejen e prindërve për plazh. Ndjehem keq. Kam bërë gabimin më të madh. Unë nuk jam përdorues i lëndëve narkotike.

Nuk merrem me këto gjëra. Premtoj se nuk do ta përsëris më këtë gjë. Në zonën e Kombinatit ku kam jetuar kam patur një shoqëri të keqe. Babai më largoi nga ajo shoqëri. Kur u largova nga shtëpia shkova në bulevard dhe takova dy çuna që kanë moshën time.

Ata më thanë se so ikim në Durrës, të bëjmë punë. Ikëm me triçikël. Kur mbërritëm, ata shitën triçiklin dhe mbetëm pa lekë. Erdhi babai i një prej cunave dhe u zunë. Pastaj u kthyem në Tiranë të nesërmen. Fjetëm një natë tek shtëpia një shoqes.

Pastaj të nesërmen morëm edhe dy goca dhe ikëm prapë në Durrës. Kemi fjetur tek ura e Dajlanit, tre cuna dhe dy goca. Gjeta 100 mijë lekë borxh dhe nisa gocat në shtëpi.

Vetë ndenja në Durrës. Nuk njoftova, se kisha frikë mos më bërtisnin në shtëpi. Donim të punonim të blenim triçiklin prapë, sepse pati një sherr të madh mes babait të një prej çunave dhe djemtë që u shitëm motorin, që përdorej për punë.

Ne mund të ishim vrarë atë ditë. 60 mijë lekshin që morëm pasi e shitëm i prishëm duke bërë xhiro me varkë. Nuk më pëlqente kjo jetë që bëja, por kisha bërë gabime në familje.”

të fundit

Banka Popullore zgjeron mundësitë për pagat dhe kontributet përmes ALTA Bankës

"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…

2 minutes ago

Filipçe: Pensionistët të shpjegojnë pse lejohen të marrin vetëm 10,000 denarë nga kursimet e tyre

“Si do t’ua shpjegoni tani pensionistëve që presin në radhë para Alta Bankës në Manastir? Apo se mund të marrin…

3 minutes ago

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus nisin rrugëtimin si Dardanë: krenari dhe ëndrra e përbashkët

Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi…

6 minutes ago

Belind Këlliçi: Mazhoranca po bllokon nismat e opozitës, Kuvendi nuk duhet të shërbejë si paradhomë e PS-së

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…

14 minutes ago

Mbrojtja paraqet dëshmitë në procesin gjyqësor për zjarrin në “Pulse

Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut Idrizovo në Gjykatën Themelore…

16 minutes ago

Egnatia kujton Raphael Dwamenan: Nuk do të harrojmë kurrë

Sot, 3 vite më parë, u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të trishtë që tronditi në themel të gjithë…

18 minutes ago