Categories: sport

Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus nisin rrugëtimin si Dardanë: krenari dhe ëndrra e përbashkët

Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë emrat e rinj të Kombëtares së Kosovës. Të tre do të jenë në dispozicion të Dardanëve për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, kundër Izraelit dhe Irlandës.

Futbollistët përcollën përshëndetjet e tyre të para si përfaqësues të Kosovës në një video të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në fjalët e tyre u shfaqën krenaria për fanellën e Dardanëve dhe emocionet për këtë etapë të re në karrierë.

Të lidhura

None found

Kamberi u shpreh se ndihet krenar që do të veshë fanellën e Kosovës dhe mezi pret ta bëjë këtë, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen “Forca Kosova”.

Edhe Rexhepi foli për krenarinë që është bërë pjesë e përfaqësueses. Ai u prezantua si lojtari më i ri i Kosovës dhe uroi: “Forca Kosova”.

Kurtulus dha një mesazh personal për lidhjen e tij me vendin, duke thënë se zemra i ka rrahur gjithmonë për Kosovën. Edhe ai e përfundoi deklaratën me “Forca Kosova”.

Treshja do të ketë rastin të tregojë aftësitë me fanellën e Kosovës në ndeshjen ndaj Izraelit, që zhvillohet të shtunën në Prishtinë, e më pas në përballjen me Irlandën në Dublin, javën e ardhshme.

të fundit

Deputetja e PS-së, Sara Mila paraqitet në SPAK (VIDEO)

Paraditen e kësaj të mërkure, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

6 minutes ago

Banka Popullore zgjeron mundësitë për pagat dhe kontributet përmes ALTA Bankës

"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…

10 minutes ago

Filipçe: Pensionistët të shpjegojnë pse lejohen të marrin vetëm 10,000 denarë nga kursimet e tyre

“Si do t’ua shpjegoni tani pensionistëve që presin në radhë para Alta Bankës në Manastir? Apo se mund të marrin…

11 minutes ago

Belind Këlliçi: Mazhoranca po bllokon nismat e opozitës, Kuvendi nuk duhet të shërbejë si paradhomë e PS-së

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…

22 minutes ago

Mbrojtja paraqet dëshmitë në procesin gjyqësor për zjarrin në “Pulse

Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut Idrizovo në Gjykatën Themelore…

24 minutes ago

Egnatia kujton Raphael Dwamenan: Nuk do të harrojmë kurrë

Sot, 3 vite më parë, u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të trishtë që tronditi në themel të gjithë…

26 minutes ago