Seanca për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan zhvillohet sot në sallën e gjyqit të burgut të Idrizovës, pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Mbrojtja pritet të sjellë dëshmitë e saj dhe ka njoftuar se do të paraqesë 240 dëshmitarë.
Në seancën e kaluar, Prokuroria Publike kundërshtoi tre raporte ekspertize dhe mënyrën e marrjes në pyetje, drejtpërdrejt dhe në mënyrë të kryqëzuar, të ekspertit të ndërtimit Petre Ruseski. Ai hartoi ekspertizën për të pandehurin e parë, Dejan Jovanov, dhe dy të pandehur të tjerë. Sipas prokurorisë, Ruseski nuk përmbush kriteret ligjore e profesionale dhe as standardet metodologjike që kërkohen për ta konsideruar raportin provë objektive dhe të besueshme.
None found
Në mbrojtje të Milka Edrovskës, inxhiniere në kompaninë “Venci Proekt”, u paraqit këshilltari teknik Osmanli Jorgo. Dokumentacionin e kësaj kompanie e kishte përdorur Dejan Jovanov për zgjidhje dhe licenca. Përmes dëshmisë së Jorgos, mbrojtja vuri në diskutim vlefshmërinë ligjore të “projektit bazë” të vitit 2012, duke argumentuar se ai ishte i pjesshëm, nuk iu nënshtrua rishikimit dhe nuk pati rol vendimtar në sigurimin e licencave.
Jorgo, i cili hartoi raportin dhe mendimin e ekspertit me kërkesë të Edrovskës, i tha gjykatës se dokumenti i vitit 2012, i përgatitur prej saj përmes “Venci Proekt” dhe i emërtuar “Projekti Bazë”, ishte dokumentacion i paplotë. Sipas tij, atij i mungonin disa nga fazat e kërkuara nga Ligji për Ndërtim.
Ai dëshmoi gjithashtu se rregullimi dhe organizimi i brendshëm i objektit ishin kryer nga Milka Edrovska përpara hartimit të këtij dokumenti.
Prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarr reaguan përmes një deklarate për mediat ndaj pretendimit të ekspertit të “Venci Project” se dokumentacioni i projektit ishte përgatitur përpara rindërtimit të “Pulse”.
Procesin e drejton gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa ekipin e prokurorisë e përbëjnë 15 prokurorë publikë.
Gjykimi nisi më 19 nëntor 2025, tetë muaj pas zjarrit katastrofik të 16 marsit 2025, që shpërtheu gjatë një shfaqjeje të grupit DNK. Si pasojë, 63 persona humbën jetën dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.
Sot, 3 vite më parë, u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të trishtë që tronditi në themel të gjithë…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Prania e Ernest Muçit në Kombëtare, mund të shihet si një plan strategjie për trajnerin Rolando Maran [...]Read More...
Rio Ferdinand beson se Mauricio Pochettino është kandidati më i mirë për të zëvendësuar Michael Carrick te Manchester United, me…
Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…