“Çfarë do t’u thoni pensionistëve që presin në radhë përpara Alta Bankës në Manastir? Si do t’ua shpjegoni se mund të tërheqin vetëm dhjetë mijë denarë nga paratë e tyre dhe se këtë bankë ua solli Hristijan Mickoski?”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Sitel.
Filipçe tha se kufizimet për tërheqjen e fondeve nga Alta Banka po rëndojnë drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe kompanitë, të cilët po përballen me pasojat e kësaj situate.
None found
“Ata që po vuajnë janë qytetarët dhe kompanitë tona. Të gjitha këto u lejuan nga Hristijan Mickoski”, u shpreh ai.
Sipas Filipçes, LSDM-ja kishte ngritur alarmin që në dhjetor të vitit të kaluar për Alta Bankën dhe për dyshimet rreth burimit të kapitalit të saj.
“Bëhet fjalë për një bankë që fillimisht ishte zyrë këmbimi valutor dhe më pas u shndërrua në bankë. Dyshohet se kapitali i saj i madh është krijuar përmes marrëveshjeve kriminale dhe korruptive në Serbi, si dhe se ajo përdoret për pastrimin e parave të siguruara nga trafiku i drogës. Pavarësisht këtyre dyshimeve, ajo u lejua të hynte në vendin tonë”, tha Filipçe.
"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…
Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi…
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…
Gjykimi për zjarrin në diskoteken Pulse në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit të burgut Idrizovo në Gjykatën Themelore…
Sot, 3 vite më parë, u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje shumë të trishtë që tronditi në themel të gjithë…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…