Operacioni i koduar “ILIRICO-VILLAJUANA” ka çuar në pranga 22 persona, midis moshave 34 dhe 55 vjeç me kombësi shqiptare, rumune dhe spanjolle.
Policia ka zbuluar 6 plantacione me kanabis me rreth 2.600 bimë marihuanë, 150,000 euro para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë 30,000 euro.
Të lidhura
None found
Pas hetimeve të para të disa personave në Valencia, u zbulua se ata ishin të lidhur trafikun ndërkombëtar të drogës, dhe në këtë mënyrë policia ra në gjurmën e një organizate kriminale, e cila drejtohej nga shqiptarë.
Në operacion u përfshi edhe DEA amerikane si dhe Drejtoria Qendrore e Antidrogës së Italisë, pasi disa prej të arrestuarve kishin jetuar në këto vende. Si rezultat i hetimeve, u zbulua se grupi kriminal kishte një organizim të përkyer dhe hierarkik, ku anëtarët kishin misione të qarta.
Policia zbuloi njerëzit që kujdeseshin për bimë, ata që e transportonin në vendin e depozitimit si dhe transferimin e kanabisit përmes kompanive të vendosura në Spanjë, të cilat përdoreshin si mbulesë e veprimtarisë së paligjshme.
Policia zhvilloi njëkohësisht kontrolle në 17 shtëpi në pjesë të ndryshme të krahinës së Valencisë (València, Torrent, Ontinyent, Ribarroja dhe Xàtiva, ndër të tjera) dhe Rajoni i Murcia.
