12 raste të reja, si lëvizi sot harta në vend

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe numri i të prekurve nga fillimi i pandemisë në vend shkon në 981.

Vihet re numri ka zbritur me dy raste ndërkohë që vetëm dy ditë më parë në vend pati vetëm një rast të ri.

Ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është si më poshtë:

Tiranë 58
Durrës 48
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1


Shtuar 22.05.2020 09:30