12 raste të reja, 5 rëndë: Rëndohet situata tek Infektivi

Ka shkuar në 186 numri i të prekurve nga koronavirusi ku ditën e sotme rezultuan pozitivë 12 persona.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije sot se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 77 të shtruar të prekur me COVID-19. Ndërkohë që ka shkuar në 5 numri i pacientevë që janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste”.


Shtuar 27.03.2020 10:56