Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.
Lajmi është konfirmuar pasditen e kësaj të enjtjeje, ku virusi i rrezikshëm ka nisur të marrë jetë.
Bëhet fjalë për një pacient të moshuar i cili rezultoi pozitiv nga koronavirusi por që kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.
Në total në Britani, numri i të prekurve ka shkuar në 115, ku vetëm ditën e sotme janë shtuar 28 raste të reja.