105 mijë euro në “xhep”, kapet “mat” francezi në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një shtetas francez, të identifikuar si Renan, pasi është kapur duke drejtuar një motor në gjendje të dehur.

Burimet bëjnë me dije se pas kontrollit të francezit, efektivët kanë gjetur një shumë të konsiderueshme prej 105 mijë eurosh të cilat ai i kishte me vete.

Pas gjetjes së parave kanë nisur verifikimet për shtetasin francez, i cili rezultonte banues në lagjen nr.3 në Sarandë.

Motori rezulton i regjistruar gjithashtu në emër të një tjetër shtetasi francez, të identifikuar si Peter Ivan, i cili gjithashtu banonte në lagjen nr. 3 në Sarandë. /albeu.com/


Shtuar 21.02.2020 16:58