Koronavirusi ka prekur 10 persona në Shqipëri dhe situata mund të bëhet më problematike.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se duhet që të kujdesemi mirë për higjenën personale, por një rëndësi të madhe duhet të ketë edhe ushqyerja.
Nutricionistja Enkeleda Ferrollari ka thënë se duhet të harrojmë mite të tilla si ‘rakia dhe hudhrat luftojnë koronavirusin’, por duhet të konsumojmë ushqime që rrisin imunitetin.
“Nga paniku ka mite të ngritura. Dëgjohet gjithandej që konsumoni raki dhe hudhra. Abuzohet dhe njerëzit bien në kurthe që mund t’u kthehet mbrapsh. Ka shumë pak kohë që është shfaqur koronavirus, sa të kemi studime për ushqimet që bëjnë mirë për koronavirusin.
Së dyti nuk ka asnjë ushqim që lufton një sëmundje të caktuar është e pamundur. Rekomandohet një dietë e ekuilibruar, një tërësi ushqimesh e kompletuar.
Ka ushqime që bëjnë mirë për të forcuar imunitetitn, jo për të luftuar e zhdukur koronavirusin”, tha ajo në emisionin “Rreze Dielli”.
Sa i përket ushqimeve që rekomandon për tu konsumuar janë frutat dhe perimet e stinës, përfshirë qumështin dhe çajrat bimorë.