Kryeministri Edi Rama ka deklaruar masat e reja të marra nga qeveria për të parandaluar, përhapjen e koronaviruisit, COVID-19, në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se do të mbyllen disko, klube nate, palestra e ambiente të mbyllura që mbledhin shumë njerëz me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
“I bëj thirrje të gjithëve dhe duke ju thënë se jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat, pavarësisht se nuk më kontrolloni ju nga afër, të zbatoni rregullat.
Nëse dikush vendos të vrasë veten, shteti është i detyruar ta ndalojë një gjë të tillë.
Jemi në kushtet kur shumëkush po luan me nënën dhe babain, motrat dhe vëllain duke luajtur me një armik që nuk ka veshë, as zemër, as sy por që të thyen në mes, të thyen brinjët dhe të thyen gjunjët.
Të mos bëhemi bashkëpunëtorë duke shkuar në disko, pube, palestra, ambiente të mbyllura dhe për këtë arsye do ti mbyllim të gjitha dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz.
Do ti mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin”, tha kryeministri në mbledhjen e qeverisë. /albeu.com/