10 të infektuar, zbulohet kush është pacienti me gjendjen më të rënduar nga koronavirusi

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, është shprehur se të gjitha kontaktet e personave të infektuar janë identifikuar.

Ajo bën me dije se gjendja e rasteve të prekura në Infektiv është e stabilizuar, ndërsa personi i prekur në Durrës është më rëndë.

Silva Bino: Janë identifikuar për 24 orë të gjitha kontaktet e personave të infektuar. Është bërë një hartëzimi i gjithë zonave ku kanë qenë personat, janë marrë mostrat, janë futur në vetëkarantinë.

Kjo është një punë e jashtëzakonshme. I kishim ekipet e gatshme për gjurmimin dhe mënyrën se si do të veprohet, shkruan ora news.

Kjo është vetëm me rastet që kanë ardhur me rastin e parë. Gjendja e të prekurve tek Infektivi janë më e stabilizuar, ndërsa gjendja në spitalin e Durrësit është më e rënduar, se është me gjendje respiratore të drejtuar.


Shtuar 10.03.2020 21:21