ZYRTARE! Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bashkë (FOTO LAJM)

Më në fund Gigi dhe Zayn janë kthyer bashkë! Pas lidhjes së shkurtër që pati me Tyler Cameron, Gigi Hadid është parë nën shoqërinë e Zayn.

Burime për “E!Neës” treguan pak kohë më parë se modelja fliste sërish me këngëtarin Zayn Malik dhe ata ishin shumë pranë një ribashkimi.

Epo mesa duket gjërat kanë shkuar mirë dhe ata janë zyrtarisht bashkë.

Dyshja është parë mjaft e dashuruar, teksa ka festuar ditëlindjen e 28-të të këngëtarit.

Ata shfaqeshin të kapur për krahu dhe veshjet i kishin kombinuar në maksimum.

Në ditëlindjen e Zayn ka marrë pjesë edhe Dua Lipa dhe Bella Hadid.


Shtuar 12.01.2020 11:05