“Zonja torollake”, Albana Osmani kapet keq me komentuesen pas videos në parukieri (FOTO LAJM)

Si gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale dhe komplekset që ka vendosur ti le mënjanë, Albana Osmani ka publikuar një video në Instagram teksa lan kokën në parukieri duke e cilësuar si një video shumë e klikuar.

Por kaq deshën komentuesit për të dhënë opinionet e tyre nga më të ndryshmet.

E një prej tyre që moderatorja nuk ka rezistuar të rri e heshtur është edhe ky koment:

“Ti me dukesh shum torollake kur ben kshu”

Dhe moderatorja i përgjigjet: “Ështe ironi “Znj Torollake” pa e mare personale as une as ti kete ofezen.”/albeu.com


Shtuar 28.01.2020 11:38