Zi në shtëpinë e Sylvester Stallone, humb personin e dashur (FOTO LAJM)

Jackie Stallone, nëna e aktorit hollivudian Sylvester dhe një nga konkurrentet më të paharrueshme të ‘Celebrity Big Brother’, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

“Ishte e vështirë të mos e pëlqesh atë, ajo ishte një person shumë i çuditshëm dhe i shkëlqyeshëm,” tha djali i saj i vogël, Frank.

“Mendja e saj ishte e mprehtë deri në ditën kur vdiq”, shtoi ai.

E lindur më 29 nëntor 1921, Stallone iku nga shtëpia e saj në Uashington DC në moshën 15-vjeçare për t’iu bashkuar cirkut.

“Babai im, i cili ishte një avokat i pasur, donte që unë të shkoja në shkollën e drejtësisë, por unë doja të isha në skenë,” i tha ajo The Times në 2005.

Ajo punoi si artiste trapezi për dy vjet para se të merrte një punë si vajzë e korit në Broadway.

Stallone u martua me burrin e saj të parë Frank Stallone Sr, një berber dhe aktor, në 1945. Ata qëndruan së bashku për 12 vjet dhe kishin dy djem: aktorin Sylvester dhe muzikantin Frank.


Shtuar 23.09.2020 08:14