Drake ka zbuluar të gjitha tatuazhet që mban në trup dhe na duhet të themi se janë një tribut i njerëzve më të rëndësishëm që kanë ndikuar në jetën dhe karrierën e tij.
Reperi 33-vjeçar, emri i plotë i të cilit është Aubrey Drake Graham – tregoi koleksionin e tij të madh të tatuazheve gjatë pushimeve në Barbados ku u fotografua pa bluzë në plazh.
Dhe le të hyjmë direkt në temë, pjesën më të madhe të trupit të tij e zinin njerëzit më afër zemrës, si familja, nga xhaxhai te gjyshja apo nëna e reperit.
Por reperi nuk kishte harruar as producentin e tij apo mentorin Lil Wayne si dhe idhujt e tij Aaliyah dhe këngëtaren britanike Sade.
Drake padyshim nuk e njihte personalisht Aaliyah – emri i plotë i së cilës është Aaliyah Dana Haughton – pasi ajo vdiq në një aksident ajror në 25 gusht 2001, por ai ka shprehur një fiksim të madh ndaj saj gjatë gjithë karrierës së tij.