Zbulohet projekti “misterioz” i Top Channel. Prej disa kohësh tashmë kam pritur shumë për ta zbuluar projektin “X” që qarkullonte dhe përflitej gjithandej nëpër ambientet e Top Channel dhe jo vetëm. Ndryshe nga unë, nëse nuk keni qenë të strukur dhe të mbyllur në shpellë deri më tani, duhet të keni hasur këtë trailer që po qarkullon në rrjete sociale. Një Big Brother i ri?!
Ne fakt nuk kishte shenjën që mbart gjithmonë Big Brother, Arbana Osmanin, kështu që më duhej të rrëmoja më shumë për të vërtetuar nëse thashethemet se Luana Vjollca do sillte një program të tillë ishin të vërteta. Por ky projekt nuk mbante as shenjën e Luana Vjollcës. Në këtë moment kurioziteti im rreth këtij projekti u shumëfishua. Shumë e kanë krahasuar me një Big Brother të ri por në fakt është një Reality Show ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri më tani në ekranet shqipëtare. Ky trailer promocional shfaq tetë personazhe mes të cilëve është edhe ish-banorja e Big Brother Donjeta Sejdiu. Nga ajo që mund të kuptohet nga trailer-i ,projekti trajton jetesën e 8 të rinjëve brenda një shtëpie të përbashkët …por jo vetëm kaq.
Ne trailer, dallohet qartë që konkurentët nuk janë të kufizuar të qëndrojnë brënda 4 mureve të shtëpisë por dallohen edhe duke punuar në një ambient i cili në dukje duket një Beach Bar. Nga traileri veçohen edhe disa nota të theksuara dashurie, drame, grindjeje që shpesh e gjejnë shikuesin totalisht ne befasi.
Për ta përmbledhur, Aventurierët sjell në ekran personazhe të zakonshëm në situata të jashtëzakonshme. Vetëm kaq? Sigurisht që jo! Kemi arritur të zbulojmë dhe se kush është fshehur pas këtij programi.
Për regjinë është kujdesur Aldo Marku, një emër tejet i lakuar së fundmi i përfshirë në projekte të ndryshme kinematografike ku një ndër to ka fituar dhe çmimin “regjia dhe kinematografia më e mirë”.
Për sa i përket producentit, duket qartazi që ka një frymë tejet ndryshe nga çfarë jemi mësuar deri më tani! Me ngacmimet tona doli në dritë ajo që ishte e pashmangshme dhe që shpjegon pikëpyetjet tona.
Producenti, i quajtur Evi Spaho është rritur në vendin e mrekullive të perëndimit ku ëndrratbëhen realitet, në Amerikë. Mesa duket z.Spaho ka sjellë ne televizionin shqipëtar një produkt tipik amerikan.
Duket se aventurat kanë qënë gjithmonë pjesë e jetës së tij përderisa pati dhe një frymëzim për të sjellë në jetë një projekt kushtuar vetëm aventurave.
Në artikullin e rradhës ndoshta dhe arrijmë t’i ngacmojmë mjaftueshëm aq sa të zbulojmë se çfare detajesh të tjera përfshin ky Reality Show. Ku do të transmetohet tashmë e dimë, ndërsa për sa i përket orarit dhe datës, këtë se kemi zbuluar ende zyrtarisht por po pëflitet për muajin Prill. Shpresojmë të jetë kështu pasi, pas gjithë kesaj vorbulle të krijuar nga Koronavirus, ky projekt mund të jetë ajo që na duhej, për të na e bërë qëndrimin në shtëpi shumë më të lehtë.
Së shpejti, ekrani ynë do të pushtohet nga ata, Aventurierët!
Shkruar nga: Lorela Qerimi