Xhensila Myrtezaj rrëfen pse vendosën ta quajnë vajzën Ajka: Më doli në ëndërr!

E ftuar për herë të dytë në “Në kurthin e Piter Pan”, Xhensila Myrtezaj kishte shumë për të thënë. Ashtu si herën e parë, ajo ndihej e emocionuar dhe shumë në siklet, pasi pyetjeve të fëmijëve nuk u dihet kurrë. Siç tha Xhensila, nëse kalon këtë “provë”, i ka kaluar gjithë të tjerat.

Koha kalon shumë shpejt dhe u bënë dy vite që kur Xhensila u vendos përballë fëmijëve dhe tani kishte ardhur koha që të “rrëfehej” sërish.

Në edicionin e parë të “Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja zbuloi ekskluzivisht se priste një vajzë. Ajo që nuk zbuloi Xhensila dy vite më parë, ishe emri që kishte zgjedhur për të voglën e saj. Ajo preferoi ta ruante sekret, derisa t’i vinte koha.

Kur e zbuloi, të gjithëve u bëri përshtypje emri Ajka – një emër i veçantë dhe i pazakontë.

Xhensila “Në Kuthin e Piter Pan”, 2 vite më parë
Mirëpo, vetëm sot këngëtarja ka rrëfyer për herë të parë historinë që qëndron pas emrit Ajka, që me sa duket i ka dalë në ëndërr që para se të zbulonte se po priste vajzë.

“Emri Ajka më është shfaqur në ëndërr, para se të merrja vesh gjininë”, -ka treguar Xhensila kur është pyetur nga fëmijët për zgjedhjen e saj.

Kështu, kur mësuan se ishin në pritje të një vajze, Xhensila dhe Besi nuk e diskutuan më.


Shtuar 15.06.2020 19:39