“Xhensila kërkon gjellë me domate”, Ija e Besit tregon si reagon këngëtarja në fshat

Gjyshja më e famshme në rrjet, Ija ishte e ftuar sot në “E diell”. Në një intervistë për Ervin Kurtin, Ija tregoi gatimet e preferuara që i kërkon Xhensila sa herë shkon në shtëpinë e saj në fshat.

Ija tregoi se Xhensilës i gatuan gjellë ndërsa mbesës, Ajkës i dërgon qumësht.

“Xhensila kërkon gjëra fshati, gjellën që bëjmë ne, me domate ose patate, djathin që bëjmë vetë, blejmë qumështin dhe djathin e bëjmë vetë ne, gjalpin e bëjmë vetë.

Kur qëllon qumështi i mirë, i çojmë dhe një kavanoz atyre, për Ajkën”, tregoi Ija.


Shtuar 3.05.2020 18:11