Veshje luksoze, Oriola Marashi i tregon të gjithëve garderobën gjigante (FOTO LAJM)

Herë pas here, personazhet e njohur të ekranit shqiptar vendosin që të hapin dyert e gardërobave të tyre, e u tregojnë fansave se sa shumë veshje kanë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe modelja e njohur, Oriola Marashi. Për herë të parë, bukuroshja brune ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” pamje nga dollapi i madh i rrobave, të cilin fillimisht e prezantoi me rrëmujë.

Por në një postim tjetër, modelja seksi tregoi se gardërobën e kishte rregulluar dhe kishte bërë katër orë që gjithçka të ishte në vendin e saj.

Oriola ka sistemuar të gjitha rrobat e çantat e saj dhe e kuptojmë mirë sa është lodhur për diçka që sigurisht do të bëhet rrëmujë në daljen e radhës.


Shtuar 5.10.2020 11:24