Valer Kolnikaj largohet nga Malësia, përfundon në burg

Ish-banori i Big Brother 7, Valer Kolnikaj, pas 7 viteve punë si doktor e drejtor nw Malwsi, do të nisë një punë të re.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Valer Kolnikaj tha se tashmë e pret një vend i ri pune.

Pas banorëve të qendrës shëndetësore ku punon prej vitesh, Valeri tanimë do të punojë si doktor në burg.

Ai u shpreh i entuziazmuar për punën e re e madje tha se kishte shkuar një herë në burg për të parë situatën dhe nga dy orë që i ishte kërkuar të qëndronte, ndenji 5 orë të plota.


Shtuar 10.02.2020 20:21