Ermal Mamaqi solli për herë të dytë një film të ri për shqiptarët, premiera e të cilit u mbajt pak ditë më parë.
“I love Tropoja” tashmë ka nisur të shihet në kinematë në Shqipëri duke thyer rekorde të reja pasi njerëzit mezi prisnin ta shihnin.
Ndërkohë një pjesë e kastit të filmit ishin të ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” aty ku folën më shumë për personazhet e tyre në film edhe për premierën e së mërkurës.
Gjatë fjalës së tij, Ermali falenderoi Encën për profesionalizmin e saj, si edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Për këtë të fundit producenti i filmit tha se kryeministri nuk kundërshtoi asnjë moment qoftë për pjesën e tekstit apo për oraret e zgjatura të xhirimeve.
Më pas ai e lavdëroi Edi Ramën për aktrimin e tij, dhe këtu ndërhyu Rudina Magjistari e cila u shpreh kështu për rolin e tij: “Ai ktheu komedinë në horror”.
Kujtojmë se kryeministri luan rolin e dajës në film, aty ku paraqitet me flokë të gjata dhe me sy të frikshëm, ndërkohë që me moderatoren Magjistari kanë bashkëjetuar për 7 vite.